image Nurellari akuzon ministrin Vitia se mashtroi popullin kur tha se në Kosovë kanë arritur 7 mijë testime

Kosovë

Reagim/ Nurellari akuzon ministrin Vitia se mashtroi popullin kur tha se në Kosovë kanë arritur 7 mijë testime

news image

Analisti, Adri Nurellari ka akuzuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia se e ka mashtruar popullin sa i përket informacionit se në vendin tonë kanë arritur 7 mijë teste për koronavirus, të blera nga MSH.

Nurellari, në një postim në faqen zyrtare në Facebook, ka thënë se kur janë testuar 3 mijë e 720 persona, Kosovës i kanë mbetur edhe 600 teste, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Nurellarit, lajmi se në Kosovë kanë arritur 7 mijë teste, “është rrenë e pastër”.

No photo description available.

Postimi i plotë:

Ministri i shkarkuar i shëndetësisë e konsideron kope devesh popullin e Kosovës që e mashtron kaq haptazi. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një ministër në Kosovë të gënjejë kaq shumë për të disatën herë për një çështje kaq delikate si shëndeti i gjithë popullsisë.

Para 20 ditēsh ka thënë se kishin mbërritur 7000 teste ndërkohë që dje është raportuar se kanë mbetur vetëm 600 e deri tani janë bërë 3720 vetë. Pra kjo 7 mijësha e shumëpërmendur nuk ka mbërritur kurrë sepse ka qenë rrenë e pastër.

Se Kosova aktualisht ka gjithsej 600 teste dhe deri tani janë testuar 3 mijë e 720 persona për Covid-19 është konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë./GazetaSinjali/