Fadil Nura, kryetari në ardhje i komunës së Skenderajt, ka publikuar emrat e atyre që do të marrin pozitat e drejtorëve në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Nura ditë më parë ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se nënkryetar i komunës së Skenderajt do të jetë Sami Lushtaku.
Emrat që priten të jenë drejtor në këtë komunë për katër vjetët e ardhshme janë:
Drejtoria për Financa – Ismet Aliu;
Drejtoria për Urbanizëm – Zymer Deliu;
Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale – Rrezarta Ibrahimi;
Drejtoria për Arsim – Kastriot Duraku;
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm – Besarta Meha;
Drejtoria për Bujqësi – Behgjet Maliqi;
Drejtoria e Inspeksionit – Valon Haliti;
Drejtoria për Gjeodezi, Pronë e Kadastër – Aferdita Seferi Gecaj;
Drejtoria për Shërbime Publike – Alban Shala;
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Alban Berisha;
Drejtoria për Administratë – Hamit Geci. /GazetaSinjali/