image "Nunez ka fuqinë e Suarez dhe intelegjencën e Cavanit"

Futboll

“Nunez ka fuqinë e Suarez dhe intelegjencën e Cavanit”

news image

Liverpool pritet të zyrtarizojë gjatë ditës së sotme transferimin e ri të sulmuesit Darwin Nunez.

Marrëveshja tashmë është përfunduar, duke e konfirmuar këtë edhe klubi portugez Benfica.

Uruguajani do t’i ketë sot testet mjekësore në Angli, për t’u zyrtarizuar më pas si lojtari më i ri i klubit.

Kosto e këtij çmimi do t’i kushtojë Liverpoolit 64 milionë funte apo 75 milionë euro pa bonuse, ndërsa me bonuse mund të kap shifrën e 85 milionë funteve apo 100 milionë eurove.

22-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjashtë-vjeçare, deri më 2028.

Tani njeriu i cili i dha një perspektivë lojtarit në debutimin e tij si senior në Penarol, po sugjeron se një tjetër uruguajan mund të imitojë përpjekjet e bashkatdhetarëve të shquar.

Leonardo Ramos, i cili i dha debutimin Nunezit në moshën 18-vjeçare, tha për La Pagina: “Ai ka një stil të ngjashëm me Cavanin, por mua më duket se Darvini është më i shpejtë dhe më shumë i fuqishëm.

Ai është shumë më shpërthyes dhe përveç atij eksploziviteti ai padyshim tregoi aftësi të jashtëzakonshme për të shënuar gola. Ai ka dy pjesë, është gjysmë e gjysmë mes Suarezit dhe Cavanit.

Ai ka fuqinë që Suarez kishte për të bërë gjithçka, për të shkuar në përplasje dhe për të luftuar me rivalin. Ai ka edhe pjesën e Cavanit, për të qenë një lojtar shumë më atletik, më fizik, më inteligjent.

Unë mendoj se ai është një kombinim i këtyre dy gjërave“, u shpreh Ramos.

Liverpool shpreson që Nunez të mund të përsërisë statistikat siç i kishte uruguajani tjetër tek ta, Luis Suarez.

Suarez bëri lëvizjen e tij te Liverpool në janar 2011 dhe shënoi 82 gola për Reds në 133 paraqitje.

Ai e çoi Liverpoolin shumë afër titullit të Premierligës në 2013-14 – sezoni i tij i fundit në klub para se të nisej për në Barcelonë – me çmimin prestigjioz PFA Lojtari i Vitit të siguruar gjithashtu.

/GazetaSinjaliSport/