image Monza tenton transferimin e Cavanit

Futboll

Monza tenton transferimin e Cavanit

news image

Sipas Sky Sport Italia, drejtori i Monzas, Adriano Galliani ka hapur bisedimet me ndërmjetësit e ish-sulmuesit të Napolit dhe Manchester United, Edinson Cavani.

Cavani është në dispozicion si agjent i lirë pasi kontrata e tij në Old Trafford skadoi më 30 qershor. Ai tashmë ishte lidhur me një lëvizje te Salernitana.

Presidenti i Granata-s, Danilo Iervolino ka pohuar vazhdimisht se uruguajani do të ishte një “nënshkrim i ëndrrave” për ta.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, Monza është shfaqur si një destinacion i ardhshëm potencial për sulmuesin me përvojë. Në fakt, Galliani ka hapur bisedimet me ndërmjetësit e Cavanit.

Skuadra e sapopromovuar po tregon ambicie në afatin kalimtar të verës pasi ka nënshkruar tashmë Stefano Sensi, Andrea Ranocchia, Alessio Cragno, Matteo Pessina, Andrea Carboni dhe Samuele Birindelli.

Monza dëshiron të nënshkruajë një qendërsulmues cilësor për sezonin e parë në Serie A dhe po shqyrton një lëvizje për Cavanin.

35-vjeçari shënoi 112 gola në 212 ndeshje në Serie A gjatë periudhës së tij shtatëvjeçare në Itali me Palermon dhe Napolin.

/GazetaSinjaliSport/