Mbrëmjen e djeshme është martuar vajza e ish-deputetit te Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi Briana Doshi, dasëm kjo në të cilën morën pjesë një numër i madh i figurave publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Të ftuar ishin edhe dy ish-banorët e preferuar në Big Brother VIP Albania, tashmë zyrtarisht si burrë e grua, Luizi dhe Kiara të cilët padyshim morën vëmendje edhe në dasmën e Brianës.
Dasma në pamje të parë lë përshtypjen e një dasme super luksoze, por është paska e paimagjinueshme se sa luksoze mund të jetë.
Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu e cila tash e disa vite është edhe themeluese e “Class Events”, ka shpalosur disa detaje nga disajnimi i ambientit të kësaj dasme.
Sipas saj, në dasmën e Brianës janë përdorur plot 100 mijë lule të gjalla.
Ndërsa, ka publikuar edhe momentin kur vet nusja sheh ambientin e krijuar për ditën e saj më të veçantë.