Numri i personave të vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanëve komercialë ka rënë për më shumë se 50 për qind, është thënë në studimin mbi industrinë e aviacionit.
Vitin e kaluar, 257 persona është raportuar të kenë vdekur, në krahasim me 534 më 2018, ka thënë kompania e aviacionit, To70.
Kjo shifër është regjistruar pavarësisht rrëzimit të aeroplanit 737 Max të kompanisë Boeing në Etiopi në muajin mars.
Ky numër reflekton një trend të përgjithshëm të uljes së numrit të viktimave, pavarësisht pse udhëtimi ajror është rritur shumë.
Më 2019 kanë ndodhur 86 aksidente që kanë përfshirë aeroplanë komercialë të mëdhenj, duke përfshirë tetë incidente me fatalitet, përkatësisht 257 viktima, ka thënë kompania holandeze e aviacionit, To70.
Të 157 personat e vrarë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të kompanisë Ethiopian Airlines në muajin mars, kanë rritur më së shumti shifrën vjetore.
Sipas raportit, një aksident me aeroplan të madh komercial ka ndodhur për çdo 5.58 milionë fluturime të realizuara me sukses.
Andaj viti i kaluar është konsideruar “një prej viteve më të sigurta për sigurinë e aviacionit”. /Gazeta Sinjali/