image Numri i viktimave në Spanjë rritet për herë të parë pas së shtunës

Shëndetësi

Pandemia/ Numri i viktimave në Spanjë rritet për herë të parë pas së shtunës

news image

Ka shënuar rritje numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Spanjë, ku prej së shtunës humbjet e jetës në këtë vend ishin nën numrin 200.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit në vend, humbën betejën me virusin Covid-19 244 persona për ta çuar bilancin total të viktimave në 25,857.

Fatmirësisht numri i të infektuarve të rinj vijon të bjerë me ritme të kënaqshme, ku në të dhënat e fundit flitet për më pak se 1000 raste.

Kryeministri i vendit, Pedro Sanchez, pritet t’i drejtohet parlamentit në orët në vijim ku do të kërkojë një zgjatje të gjendjes së emergjencës pasi sipas tij qëllimi është pranë, por ende nuk ka ardhur./Gazeta Sinjali/