Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në 126 vendvotimet dhe qendra zgjedhore në Komunën e Gjilanit.
Bazuar në këto rezultate, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka dalë i pari me 44.43 për qind ose 18.550 vota, ndërsa i dyti është Lutfi Haziri, kryetari aktual nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili ka mbledhur 43.81 për qind ose 18.289 vota.
Hyseni dhe Haziri do të garojnë për të parin e Gjilanit, më 14 nëntor.
Leonora Morina-Bunjaku nga PDK u rendit e treta me 8.24 për qind, Nazim Gagica nga AAK i katërti me 2.45 për qind, Gani Neziri 0.59 për qind dhe Lulzim Bexheti 0.48 për qind./Gazeta Sinjali/