image Numërohen më shumë se 50 mijë vota të diasporës, Vetëvendosje prin me mbi 39 mijë

Politikë

Numërohen më shumë se 50 mijë vota të diasporës, Vetëvendosje prin me mbi 39 mijë

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Gazetës Sinjali, se deri në këto momente janë numëruar 50 mijë e 484 vota nga gjithsej 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.

Nga votat e numëruara deri më tani, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 39 mijë e 298 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 582 vota.

Diaspora e ka renditur Lidhjen Demokratike të Kosovës të tretën me 3 mijë e 922 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 86 vota dhe Nisma Socialdemokrate me vetëm me 435 vota. /Gazeta Sinjali/