image Numër i madh i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

Shëndetësi

Numër i madh i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

news image

Nga 2016 rastet e reja me koronavirus në Kosovë, 115 prej tyre janë vetëm nga Komuna e Prishtinës.

IKSHPK përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për rastet e fundit me COVID-19 në Kosovë, ku Prishtina edhe më tutje prin me numrin e rasteve brenda një dite.

Kështu, 53.24 % e të infektuarve sot janë nga Komuna e Prishtinës, teksa Drenasi e Fushë Kosova kanë regjistruar nga 16 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti”, shkruan IKSHPK.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive me COVID-19, është 2 mijë e 562./ Gazeta Sinjali/