Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland ka reaguar pas takimit me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një statusi në Twitter, Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit.
Gjithashtu, nënsekretarja e shtetit amerikan bëri të ditur se ShBA-të vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për daljen nga kriza.
Pleased to welcome old friend EUSR @MiroslavLajcak. We urge Kosovo and Serbia to de-escalate tensions immediately and begin implementing Ohrid commitments. We continue to support the EU three-point plan as the best way to resolve the crisis. pic.twitter.com/ZT4pnaEYYd
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) June 21, 2023
Lidhur me këtë takim kishte reaguar edhe Lajçak, i cili njoftoi se me Nuland kanë diskutuar lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes nga kriza.
“Pata një bisedë shumë të mirë me @UnderSecStateP Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes. Ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, shkroi ai.