image Nuk u respektua karantina, ministri i Brendshëm turk jep dorëheqjen, Erdogan bën deklaratë të papritur

Botë

Pandemia/ Nuk u respektua karantina, ministri i Brendshëm turk jep dorëheqjen, Erdogan bën deklaratë të papritur

news image

Ministri i Brendshëm i Turqisë Soulejman Soylu ka dhënë dorëheqjen, pasi në vend nuk u respektua karantina, për shkak të koronavirusit.

“Shtet-rrethimi” në Turqi ishte kritikuar shumë, duke thënë se ministri nuk ka kryer sic duhet punën e tij. Pas kësaj, Soulu ka lajmëruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti ministror.

“Në një proces të kryer me zell dhe me përgjegjësi, për të bërë të mundur përballimin e situatës dhe të mos ketë infektime më shumë me koronavirusin, përgjegjësia për cdo gjë më bie vetëm mua”, tha ministri në “Twitter”. Turqia më herët kishte imponuar shtet-rrethime 48 orë në qytetet kryesore, për të frenuar virusin.

Mirëpo, veprimi akoma më i habitshëm vjen nga presidenca turke, e drejtuar nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Në komunikatën e presidencës, thuhet se nuk pranohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm.

Soylu, i cili ka mbajtur postin që nga gushti 2016, tha se skenat që ndodhën menjëherë pas deklarimit të shtetrrethimit të premten në mbrëmje nuk pasqyrojnë një zbatim të qetë të politikave. Ai shtoi se ka shërbyer me përpikmëri sa ka mundur në post dhe me besnikëri ndaj Erdoganit./ Gazeta Sinjali/