Situata me koronavirus në Kosovë po rëndohet çdo ditë e më shumë, por duket se kjo gjendje alarmante nuk po ju bën përshtypje e as nuk po i ndalon kosovarët që të argëtohen në lokale të ndryshme deri në orët e vona të natës, raporton Gazeta Sinjali.
Një ndejë që bie ndesh me vendimet e qeverisë është mbajtur sonte në kafeterinë “Simple” në Gjakovë.
Në një video të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet një numër i madh i qytetarëve në lokalin e lartëpërmendur, të cilët pa respektuar asnjë masë antiCOVID-19 po argëtohen nën shoqërimin e këngëtares nga Shqipëria, Elizabeta Janaqi.
Gazeta Sinjali ka raportuar para pak minutave edhe për rast tjetër të ngjashëm po ashtu në Gjakovë, ku një kafeteri ishte stërmbushur me njerëz dhe masat e qeverisë kundër koronavirusit nuk po respektoheshin. /Gazeta Sinjali/