Kriza energjetike përveç Kosovës ka kapluar edhe shumë vende të tjera.
Së fundmi listës së vendeve që po përballen me problemin e shtrenjtimit të energjisë, i është bashkuar edhe Kroacia.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
“Ne do të shkojmë me tri grupe masash – rritja e përfitimeve për shtresat e pafavorizuara sociale, këto janë kupona deri në 200 kuna (rreth 26 euro) për energjinë elektrike. Drejtimi që do ta marrë qeveria është zgjerimi i fushës, do ta lëmë mundësinë e pagesës së gazit dhe së treti – do ta rrisim atë shumë, e sa do ta vlerësojmë kur t’i shohim se sa do të rriten çmimet e energjisë”, deklaroi ai.
Po ashtu, me anë të masave të kësaj qeverie pritet të ndikohet edhe në TVSH-në e rrymës në këtë vend.
“Grupi i tretë i masave ka të bëjë me masën e normës së TVSH-së. Ne e dimë që TVSH-ja e energjisë elektrike është 13%, për gazin është 25%, ka hapësirë që do ta përdorim për ta ulur shumën totale të çmimeve për qytetarët. Të gjitha dikasteret e diskutojnë këtë në baza ditore, po ashtu edhe unë personalisht. Këtu do të tregojmë edhe një herë se ndërhyjmë sa herë që prioriteti ynë është ruajtja e standardit ekonomik dhe social të qytetarëve”, tha ai.