image Nuk pritet mirë nga fansat kënga e re, Cardi B: Është për të rriturit

Bota e Yjeve

Nuk pritet mirë nga fansat kënga e re, Cardi B: Është për të rriturit

news image

Këngëtarja e njohur amerikane, Cardi B publikoi këngën ‘Wap’, e cila theu rekord në toplistën e ‘Billboard’.

Që nga lansimi i saj, kënga nuk u prit mirë nga fansat, kjo për shkak të fjalorit eksplicit dhe paraqitjes së dy këngëtareve, përfshirë edhe reperen Megan Thee Stallion

“Njerëzit që i shqetëson kënga janë zakonisht konservatorë ose vërtet fetarë, njerëz fetarë të rremë. Jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike, kështu që për njerëzit e tjerë mund të jetë e çuditshme dhe vulgare, por për mua është pothuajse me të vërtetë normale”, tha ajo.

Si e tillë, artistja shtoi që kënga nuk ishte për qëllim që fëmijët ta dëgjojnë, siç është vajza e saj 2-vjeçare.

“Nuk dua që fëmija im ta dëgjoj këtë këngë, por eshtë për të rriturit”, theksoi Cardi.  /Gazeta Sinjali/