image Incident në koncertin e reperes së famshme, e gjuan me mikrofon fansen që e lagu me ujë - VIDEO

Bota e Yjeve

Incident në koncertin e reperes së famshme, e gjuan me mikrofon fansen që e lagu me ujë – VIDEO

news image

Reperja me famë botërore, Cardi B së fundmi ka performuar në një ambient të hapur në Las Vegas, ku po merrnin pjesë një numër i madh i fansave të muzikës së saj.

Gjatë performancës së saj, ku atmosfera po bëhej gjithnjë e më e zjarrtë, një fanse papritmas hodhi ujë në drejtim të saj.

30-vjeçarja e cila njihet për temperamentin e saj, duket se nuk e priti aspak mirë këtë veprim, teksa edhe iu kundërpërgjigj duke e gjuajtur me mikrofon.

E njëjta shihet se u qëllua në krahun e djathtë, ndërsa reagimi i trupave të sigurimit ishte i menjëhershëm.

Siç shihet në pamjet e publikuara në rrjete sociale, koncerti u ndal për disa çaste.

https://www.tiktok.com/@emprezzz876/video/7261434445826100523

/GazetaSinjali/