Këngëtarja e njohur amerikane, Cardi B publikoi këngën ‘Wap’, e cila theu rekord në toplistën e ‘Billboard’.
Që nga lansimi i saj, kënga nuk u prit mirë nga fansat, kjo për shkak të fjalorit eksplicit dhe paraqitjes së dy këngëtareve, përfshirë edhe reperen Megan Thee Stallion
“Njerëzit që i shqetëson kënga janë zakonisht konservatorë ose vërtet fetarë, njerëz fetarë të rremë. Jam rritur duke dëgjuar këtë lloj muzike, kështu që për njerëzit e tjerë mund të jetë e çuditshme dhe vulgare, por për mua është pothuajse me të vërtetë normale”, tha ajo.
Si e tillë, artistja shtoi që kënga nuk ishte për qëllim që fëmijët ta dëgjojnë, siç është vajza e saj 2-vjeçare.
“Nuk dua që fëmija im ta dëgjoj këtë këngë, por eshtë për të rriturit”, theksoi Cardi. /Gazeta Sinjali/