image "Nuk po mundemi me intervenu..."/ Bëhet shkrumb e hi një lokal në Bogë

Siguri

“Nuk po mundemi me intervenu…”/ Bëhet shkrumb e hi një lokal në Bogë

news image

Në këto momente po digjet njëri ndër lokalet më të frekuentuera në Bogë, “Wolfpack”, si pasojë e djegies së një shtëpie në afërsi të këtij biznesi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin nga Zjarrfikësit në Pejë, ku njoftuan se po njësitet që kanë dalë në vendin e ngjarjes po e kanë të vështirë të intervenojnë për shkak të borës.

“Po është duke u djegë, nuk po mundemi për momentin me intervenu se është bora e madhe shumë. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e Zjarrfikësve dhe Policia. Është në pyetje një shtëpi që ka filluar të digjet aty, por ka një rrezik që është një rezervuar me naftë aty afër. Lokalet tjera po sigurohen”, thanë në një prononcim për Sinjalin

/GazetaSinjali/