Qytetarët e Komunës së Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt dhe Vushtrrisë duke filluar nga sot në ora 21:00 nuk do të lejohen të lëvizin deri në ora 05:00 të mëngjesit, kjo për shkak se në këto komuna dominojnë rastet me koronavirus.
Por, ky vendim nuk po përfillet në të gjitha komunat.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar video aktuale nga qyteti i Ferizajt, ky shihet fluks i veturave por edhe i këmbësorëve.
Qeveria ka paralajmëruar edhe numër më të madh të inspektorëve në terren, por një gjë e tillë nuk po ndodh në Ferizaj.
Ndërkohë numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur, po ashtu brenda tri ditëve të fundit ka edhe numër të madh të viktimave. /Gazeta Sinjali/