image Nuk paska sherr mes Luana Vjollcës dhe Rezart Veleshnjës, reagon aktori

Bota e Yjeve

Nuk paska sherr mes Luana Vjollcës dhe Rezart Veleshnjës, reagon aktori

news image

Të gjithë u befasuan nga largimi i Rezart Veleshnjës nga emisioni “Shiko kush luan” me Luana Vjollcën.

U përfol se mes tij dhe moderatores ka pasur një debat, që ka vazhduar me largimin e aktorit nga roli i kapitenit në emisionin argëtues.

Aktori ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram më saktësisht në Instastory duke u shprehur se nuk ka asgjë të vërtetë këtu.

Ai tregoi se arsyeja që ai u largua ishte koha, sepse ishte shumë i zënë. Në një postim tjetër, Rezi ka publikuar një portret të Luanës duke treguar se mes tyre gjërat shkojnë shumë mirë.

Kujtojmë se vendin e Rezit në emision e zuri aktori Irgen Çela i njohur si “ Xhoda”. /Gazeta Sinjali/