image Nuk ngriheni dot nga shtrati në mëngjes? Çfarë tregon për inteligjencën tuaj

Fakte

Nuk ngriheni dot nga shtrati në mëngjes? Çfarë tregon për inteligjencën tuaj

news image

Nëse e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati në mëngjes dhe mundoheni ta zgjasni sa më shumë alarmin, kjo tregon një gjë të mirë për ju. Një studim i kryer nga revista “Elvesier” ka treguar se njerëzit që kanë këtë zakon janë më inteligjentë se mesatarja.

Krahasuar me ata që mund të zgjohen në kohë pa alarm, ata që zgjohen vonë janë disi më inteligjentë, ka treguar hulumtimi.

Trupi ynë nuk është krijuar në të vërtetë për t’u zgjuar, të paktën jo në një kohë të caktuar nëpërmjet një pajisjeje elektronike, por natyrisht në lindjen e diellit.

Pra, kushdo që ka arritur të kundërshtojë këtë mënyrë jetese të evoluar, është veçanërisht i zgjuar.

Koha perfekte për të fjetur

Një studim nga Universiteti i Southampton, ku morën pjesë mbi 1200 persona, tregoi se njerëzit që shkonin në shtrat pas orës 23:00 dhe zgjoheshin pas orës 8 të mëngjesit, fitonin më shumë para dhe shijonin një mënyrë jetese më të lumtur.

Gjithashtu, shumë gjumë nuk rekomandohet. Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, të rriturit kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë për të mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme.

/GazetaSinjali/