Klubi kosovar, SC Gjilani ka konfirmuar transferimin e tre futbollistëve, shkruan Sinjali Sport.
Bëhet fjalë për Ardin Dallkun, Qëndrim Dautajn dhe Drin Govorin.
Dautaj së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit nga Gjakova kurse Ardin Dallku së fundmi ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës.
Kurse, Govori ishte pjesë e skuadrës nga Shqipëria, Skënderbeut dhe më parë kishte luajtur në disa skuadra kosovare.
Këto ardhje të reja pritet t’i sjellin freski skuadrës gjilanase.