Një person nga Vushtrria ka raportur në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë 1 mijë e 320 euro.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se gjithashtu janë vjedhur edhe 150 fishekë të kalibrit 9 mm.
Siç merr vesh gazeta, ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 21:50 në rrugën” Xajë Ahmeti”.
Me rastin janë duke u marrur organet kompetente./Gazeta Sinjali/