Numri i vjedhjeve në Kosovë në sezonin dimëror rritet pothuajse çdo vit, duke krijuar kështu humbje dhe pasiguri te bizneset, si dhe te qytetarët, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për vjedhjet që po ndodhin nëpër qytete të ndryshme në Kosovë, e siç duket “hajnat kanë vazhduar punën” edhe më tutje.
Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orëve të mbrëmjes, në fshatin Brusnik të Vushtrrisë, me ç’rast hajnat kanë vjedhur në një shtëpi stoli ari në vlerë prej 10 mijë e 300 euro.
Kështu kanë bërë të ditur persona të afërt me familjen, në shtëpinë e së cilës është kryer vjedhja.
Ngjarjen për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë njoftuar se rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”.