image Nuk mundi t'i fshihte gjurmët, ia kanë fajin mediat

Kosovë

Mllef/ Nuk mundi t’i fshihte gjurmët, ia kanë fajin mediat

news image

Drejtori i ueb-faqes së Radio Televizionit Publik të Kosovës, RTKlive, Mentor Shala, ka dashur t’ia zhdukë gjurmët një postimi të tij pro PDK por nuk ia ka arritur. Pa treguar se pse e ka hequr postimin, ai ka sulmuar Gazetën Sinjali.

Mbrëmë, pak para mesnatës, kur nuk kishte më shpresë se PDK-ja do të ngjitej sipër vendit të tretë, Shala e ka shprehur mllefin e tij në Facebook, duke shpërfaqur zhgënjimin e tij të madh për humbjen e partisë së Kadri Veselit. Këtë postim Shala e ka hequr pas raportimit të gazetës. Ndërkaq pasi Gazeta Sinjali njoftoi edhe për heqjen e postimit nga ana e tij, Shala ka vendosur ta sulmojë Gazetën Sinjali.

“Do te flasim ditëve në vijim, për çka e kam pas fjalën! E ti portali sinjali.com mos keqintereto (mos rrej)”, ka shkruar Shala në Facebook, duke mos treguar se përse e ka hequr postimin.

Në postimin e tij, Shala kritikonte qytetarët pse nuk ia kanë mundësuar PDK-së të dalë partia e parë në këto zgjedhje, duke e përkthyer këtë si qëndrim anti-perëndimor të votuesve ndërsa prorus për zgjedhjen që kanë bërë duke mos e mbështetur PDK-në.

Ky qëndrim i ish drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për dy mandate, tani shefit të ueb faqes së këtij mediumi, Mentor Shala përbën shkelje të rëndë të standardeve profesionale të gazetarisë të cilat janë të sanksionuara edhe me Ligjin për RTK-në dhe rregulloret e brendshme të Transmetuesit Publik.

Web-faqja e RTK-së, sikurse edhe televizioni, gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka qenë në shërbim të PDK-së dhe tani ish-kandidatit të saj për kryeministër, Kadri Veselit. Kjo nuk ka ndryshuar as pasi përfunduan zgjedhjet. /Gazeta Sinjali/