image Nuk mjafton het-triku nga Haaland, Dortmund mposhtet në shtëpi - VIDEO

Futboll

Nuk mjafton het-triku nga Haaland, Dortmund mposhtet në shtëpi – VIDEO

news image

Dortmundi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Bochumit me rezultat 4-3.

Ylli i Dortmund, Erling Haaland realizoi një hat-trick por ky doli të jetë i pavlefshëm pasi skuadra e tij pësoi katër gola.

Norvegjezi realizoi tre golat në minutat 18′ 30′ dhe 62′. Ai po përgatitet për një lëvizje jashtë Gjermanisë, me një destinacion më të mundshëm në Angli, tek Manchester City.

Dortmundi sidoqoftë tashmë thuajse e ka siguruar vendin e dytë në tabelë, ku qëndron me 63 pikë, tetë më shumë sesa përcjellësi i tretë me një ndeshje më pak të zhvilluara, teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Edhe Bayerni në anën tjetër është mposhtur nga skuadra e Mainzit si mysafir 3-1.

Edhe këtu realizatori i vetëm ishte sulmuesi polak, Robert Lewandowski i cili shënoi pas një asisti nga Chupo-Moting.

Bavarezët tashmë e kanë siguruar titullin e Bundesligas, dhe kjo e sotmja ishte për t’u luajtur tashmë sa për prestigj.

/GazetaSinjaliSport/