image Nuk miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare

Kosovë

Nuk miratohet plotësim-ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar në parim plotësim- ndryshimet e Ligjit për festat zyrtare në Kosovë, për të përfshirë 24 qershorin si ditë memoriale për komunitetin egjiptian, pasi pro ishin vetëm 33 deputetë ndërsa kundër ishin 26.

Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje votimi i projektligjit u konsiderua i domosdoshëm, ky projektligj me vetëm një nen u pa si i pa përkrahur nga grupet parlamentare të LDK-së, PDK-së, AAK-së dhe Lista Serbe.

Në plotësim-ndryshimet e këtij projektligji u kërkua që të përfshihet edhe largimi i Ditës së Evropës si ditë pushimi dhe largimi i dispozitave ku flitet se në rastet kur festa bie në ditë pushimi, dita pasuese e ditës së punës bëhet ditë pushimi. /Gazeta Sinjali/