image Ministria e Arsimit ka një njoftim për nxënësit dhe mësimidhënësit lidhur me mësimin online nesër

Kosovë

Arsim/ Ministria e Arsimit ka një njoftim për nxënësit dhe mësimidhënësit lidhur me mësimin online nesër

news image

Ministria e Arsimit, ka lajmëruar nxënësit dhe mësimdhënësit se për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjërata.

Ligjëratat e së hënës (20 prill) mund t’i ndjekin edhe të shtunën (25 prill) sipas orarit të njëjtë.

“Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/