Një kamariere 19 vjeçare, e fiksuar pas rrjeteve sociale e ka vrarë veten teksa po fliste në telefon me shoqen e saj të ngushtë.
Mediat britanike raportojnë se arsye e vetëvrasjes ishte numri i vogël i ‘likes’ që ajo i merrte në postimet e saj.
19-vjeçarja Chloe Davison u gjet e varur në banesën e saj në Lanchester në County Durham të Anglisë pasi Policia shkoi atje për t’i ardhur në ndihmë pas alarmit të ngritur nga shoqja e saj.
Edhe pse ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, nuk mund ta shpëtonin 19-vjeçaren, të cilës i ishin kthyer në obsesion rrjetet sociale.
Në dëshminë përpara grupit hetimor, nëna e Chloe tregoi në mënyrë direkte se si rrjetet sociale “ia morën jetën” të bijës, pasi ajo ishte e fiksuar që të kishte vëmendjen e njerëzve. /Gazeta Sinjali