image Nuk keni parë gjë akoma, nga kjo datë do të jetë vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022

Kosovë

Nuk keni parë gjë akoma, nga kjo datë do të jetë vala më e fuqishme e të nxehtit të vitit 2022

news image

Kaluam valën e parë, por një tjetër më e nxehtë po afron.

Sipas parashikimeve të fundit, nga e enjtja, 14 korrik dhe të paktën për dhjetë ditët në vijim, vendi ynë do të goditet nga ajo që mund të jetë vala më e fuqishme afrikane e të nxehtit, duke shënuar ditët më të nxehta të verës 2022.

Gjatë fundjavës dhe deri të mërkurën më 13 korrik do të kemi kushte të qëndrueshme moti: me diell në të gjithë vendin dhe temperatura në përputhje me mesataret e stinës ose maksimumi pak më të larta.

“Pra, nxehtë, po, por pa teprime dhe pa mundimin e vapës siç ka ndodhur javët e fundit”, kështu deklaroi Mattia Gussoni, meteorologu i faqes ilmeteo.it.

Më pas, duke nisur nga data 14 korrik, temperaturat do të shënojnë mbi 38-39°C, që do të vazhdojnë po njësoj që nga e premtja, deri të paktën më 22 korrik.

/GazetaSinjali/