Milani dhe Interi do të luajnë edhe një derbi të qytetit të martën mbrëma, shkruan Sinjali Sport.
Milani dhe Interi takohen për herë të katërt këtë sezon dhe kuqezinjtë janë të pamposhtur kundër rivalëve të tyre të qytetit këtë sezon (1 fitore, 2 barazime).
Tek Milani, portieri Mike Maignan po kalon në një formë fenomenale.
Francezi nuk ka pranuar gol në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, apo nuk ka pësuar gol në 654 minuta të futbollit.
Ai do të kërkojë që ta mbajë portën e paprekur edhe sonte për ta synuar një rekord të Gigi Buffonit.