image Nuk ka material për letërnjoftime, MPB-ja tregon arsyen

Sociale

Nuk ka material për letërnjoftime, MPB-ja tregon arsyen

news image

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se aktualisht nuk ka material të nevojshëm për letërnjoftime, shkruan Gazeta Sinjali.

Arsyeja e kësaj mungese, sipas MPB-së, është situata e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, e cila ia ka pamundësuar Agjencisë së Regjistrimit Civil t’i kryej me kohë të gjitha procedurat e nevojshme për furnizim me material të mjaftueshëm për letërnjoftime.

Kështu, qytetarët të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim nuk kanë arritur të pajisen me kohë.

“Si pasojë, shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët kanë aplikuar për letërnjoftim, fatkeqësisht nuk kanë arritur që të pajisen në kohën e paraparë.

Gjithsesi, Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që në afat sa më të shkurtër kohor të furnizohet me material të nevojshëm, në mënyrë që të bëjë të mundur të pajisen me letërnjoftime të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Andaj, deri atëherë për kryerjen/marrjen e shërbimeve të nevojshme, kjo ministri sugjeron qytetarët që t’i përdorin pasaportat valide të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme shprehë keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RKS.MPB/photos/a.368728729882318/3266873483401147/?type=3&theater