image Sveçla: Policët janë duke punuar me orar 12-orësh

Kosovë

Koronavirusi/ Sveçla: Policët janë duke punuar me orar 12-orësh

news image

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar si shumë të mirë menaxhimin e situatës me koronavirus në rrafshin e sigurisë.

Ai ka thënë se policët tashmë janë duke punuar me orar të zgjatur, shkruan Gazeta Sinjali.

“Policët tashmë janë duke punuar me orar 12-orësh”, ka thënë Sveçla në RTV Dukagjini.

Ai ka përmendur edhe 300 eurot shtesë që do t’i ndahen psi bonus secilit polic. /Gazeta Sinjali/