image Nuk ka kuorum, Seanca e Kuvendit shtyhet për 30 minuta

Politikë

Nuk ka kuorum, Seanca e Kuvendit shtyhet për 30 minuta

news image

Seanca për Rimëkëmbjen Ekonomike e paraparë për ora 10:00, shtyhet për 30 minuta, pasi që mungojnë deputetët.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Por, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani bëri të ditur se nuk ka kuorum për nisjen e kësaj seance, kështu që iu dha kohë edhe 30 minuta për t’u mbledhur në sallën e Kuvendit.

Deputetët parashihet që sot të mblidhen në sallë, për të provuar që për herë të shtatë të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, pjesë e të cilit është edhe tërheqja e mjeteve prej 10% të Trustit./Gazeta Sinjali/