Kosova po zhvillon ndeshjen ndaj Bjellorusisë e vlefshme kualifikuese për Euro 2024, ku pjesa e parë është mbyllur pa gola 0-0.
Rastin e parë në ndeshje e kishin bjellorusët me Ebong, por goditja e tij u prit nga Aro Muric.
Kosova tentoi me Bersant Celinën dhe Donat Rushanin, por asnjëri nuk arritën të shënonin.
Në minutën e 23-të, Leart Paqarada lëshoi fushë, ndërsa në vend të tij u fut Ermal Krasniqi.
Kosova dy herë pretendoi penallti me Vedat Muriqin, pasi sulmuesi mbahej nga mbrojtësit bjellorus, por ashtu nuk mendoi gjyqtari.
Në minutën e 40-të Celina lëshon një predhë nga distanca, por topi devijohet dhe përfndon jashtë.
Në fund të ndeshjes provoi edhe Muslija, por pa sukses.