image Zëvendësim i detyrueshëm te Kosova - Largohet Paqarada, debuton Krasniqi

Futboll

Zëvendësim i detyrueshëm te Kosova – Largohet Paqarada, debuton Krasniqi

news image

Leart Paqarada nuk do të mund t’i ndihmojë në vazhdim Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua të largohet nga fusha e lojës në minutën e 23-të.

Alain Giresse në vend të tij vendosi ta inkuadrojë Ermal Krasniqin, i cili tani do të luajë në sulm – kurse Donat Rrudhani do të kthehet në krahun e majtë.

Për Krasniqin është ky debutim zyrtar me fanellën e “Dardanëve”.

/GazetaSinjali/