Në Kosovë, pamjet e rrugëve të mbushura me mbeturina nuk janë të rralla, pothuajse ato shihen në çdo cep të rrugës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kompania e pastrimit ndonëse është kontraktuar me qytetarët për të marrë mbeturinat për çdo muaj, por në rrugën “ Yllka Domi” në Gjakovë nuk po ndodh e njëjta, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa pamje të dërguar nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet se përveç se kontejneri është i mbushur, mbeturinat qëndrojnë edhe pranë tij në cep të rrugës.
Sipas sinjalizuesit, këto mbeturina nuk janë larguar që një muaj nga kompania e pastrimit “Çabrati”.
/GazetaSinjali/