image Shoferi e bën për spital punëtorin e pompës "Molika gas" në Pejë, nuk ia pranoi dy euro false

Siguri

Shoferi e bën për spital punëtorin e pompës “Molika gas” në Pejë, nuk ia pranoi dy euro false

news image

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes qytetarëve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, ku punëtori i pompës së benzinës “Molika gas” në Pejë, si pasojë e goditjes me veturë nga njëri konsumator, u bë për të kërkuar ndihmë mjekësore.

Ngjarja, siç merr vesh Gazeta Sinjali, u zhvillua pasi punëtori i pompës kishte dyshime se konsumatori posedonte monedhën prej 2 eurove false, me ç’rast edhe nuk ia pranoi.

Ky veprim i punëtorit bëri që shoferi i veturës që ishte ndalur për ta mbushur veturën me derivate, të dalë jashtë kontrollit, duke filluar ta godas me veturë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ekipet emergjente menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se i dyshuari për sulm është në kërkim të tyre, sepse i njëjti pas sulmit e ka braktisur veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Pejë 16.12.2023-23:07. Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

/GazetaSinjali/