image Nuk i ofruan mirëpritje në Ukrainë, presidenti gjerman shfaqet i "shqetësuar" para mediave

Botë

Nuk i ofruan mirëpritje në Ukrainë, presidenti gjerman shfaqet i “shqetësuar” para mediave

news image

Liderët e vendeve evropiane nuk kanë hezituar të përkrahin Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus që nga 24 shkurti.

Shumë prej liderëve janë mirëpritur në Ukrainë, por jo edhe presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, i cili në të kaluarën kishte raporte të mira me Rusinë.

Megjithatë, pranimi i gabimit nuk e shfajësoi atë në sytë e ukrainasve, të cilët thanë se nuk e duan për vizitë në vendin e tyre, të paktën jo tani.

Për këtë, ai në një konferencë për media shfaqi shqetësim për këtë çështje, derisa ka njoftuar se kishte pasur në plan të udhëtonte me liderët e parë europianë që shkuan në Kiev.

Isha gati për këtë, por si duket – dhe duhet ta pranoj këtë – nuk ishte e mirëpritur në Kiev”, tha ai në një konferencë në Poloni.

/GazetaSinjali/