image “Nuk është hera e parë që Kosova u thotë jo aleatëve”, Hyseni tregon përplasjen e Kristofer me Ibrahim Rugovën më 1995 - Sinjali

“Nuk është hera e parë që Kosova u thotë jo aleatëve”, Hyseni tregon përplasjen e Kristofer me Ibrahim Rugovën më 1995

news image

Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, ka treguar një histori kur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte përplasur me amerikanët në Departamentin e Shtetit në SHBA.

Hyseni, duke shpjeguar refuzimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, ka thënë se duhet të dihet kur mund t’u thuash “jo” ndërkombëtarëve.

Duhet të dish t’i thuash “JO” dhe t’i thuash “PO” ndërkombëtarëve”, ka thënë ai në T7.

Hyseni shtoi edhe që bombardimet e NATO-s e çliruan Kosovën.

Në vitin 95, që i bjen fiks para 25-26 vjetësh. Qëndrimi amerikan ka qenë i prerë që Kosova duhet të marrë një autonomi të zgjeruar. Takimi i parë zyrtar i Uarren Kristofer me Ibrahim Rugovën në State Department, ka qenë debat tepër i rëndë dhe unë nuk e kam parë Rugovën më të dëshpëruar se atë ditë. Dhe ai në stilin e vet nuk i thoshte mos e përmend autobusin, por Kosova nuk mund të zgjidhet me autobus por me pavarësi të plotë. Nuk ka qenë mosdakordim i plotë deri në momentin kur NATO ka dhënë garancë që të ndërhyjë. Përfundimisht NATO e ka çliruar këtë vend dhe ka krijuar ambient të nevojshëm që të krijohet shtet. Nuk e akuzoj as VV-në çka kanë bërë para 12 vjetësh. Nuk i akuzoj pse kanë thënë nuk futemi në dialog dhe tash u futën. Pasi e kam ditur se çfarë do të ndodh”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin