image Nuk e nominoi Nitën pasi është e vetmja nga Kosova, Tan Brahimi fiton simpatinë e kosovarëve

Bota e Yjeve

Nuk e nominoi Nitën pasi është e vetmja nga Kosova, Tan Brahimi fiton simpatinë e kosovarëve

news image

Aktori Tan Brahimi ka pak kohë që është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Mbrëmjen e së martës ai fitoi zemrat e shumë shqiptarëve, në veçanti atyre të Kosovës pas një gjesti që bëri në dhomën e rrëfimit.

Ai u ftua si gjithë të tjerët për të dhënë nominimet e tij në dhomën e rrëfimit, kur u shpreh se kishte në plan që të nominonte këngëtaren Nita Latifi.

Mirëpo ai vendosi që në momentet e fundit ta tërhiqet mbrapsht nominimin e tij, pasi tha se nuk do të preferonte ta nominonte Nitën, ngase ajo është banorja e vetme nga Kosova në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Një gjest ky patriotik ka bërë që Tani të kthehet në një prej personazheve më të pëlqyer nga publiku i Kosovës.

Por pavarësisht kësaj, Nita nuk është se i shpëtoi nominimit javor, pasi ajo u nominua nga banorë të tjerë së bashku me: Diolën, Kristin dhe Armaldon. 

/GazetaSinjali/