Gjatë ditës së djeshme, në 38 komunat e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet lokale. Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë të vetme në rundin e parë, por në nëntor garon për udhëheqjen e 12 komunave, të cilat kanë shkuar në balotazh.
Sidoqoftë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij ka dalë e para në këto zgjedhje.
Kurti ka krahasuar rezultatet e partisë së tij në zgjedhje parlamentare e lokale që nga viti 2010.
“Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021”, shkroi ai në Facebook./Gazeta Sinjali/