image Nuhiu kërkon nga futbollistët që të ulin kokën dhe të punojnë për katër sfidat e fundit të edicionit

Futboll

Nuhiu kërkon nga futbollistët që të ulin kokën dhe të punojnë për katër sfidat e fundit të edicionit

news image

Drita është këndellur në shtëpi pas humbjes së 4 pikëve në dy xhirot e kaluara, duke e marrë një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit, shkruan Sinjali Sport.

“Intelektualët” e fituan ndeshjen me rezultat prej 3:1 ndaj industrialistëve. Golat për të besuarit e Nuhiut u arritën nga Alidema, Fazliu dhe Shabani. Ndërsa skuadra e Niklit u ngushëllua me golin e Simonovskit.

Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është ndarë i kënaqur me reagimin e futbollistëve në këtë ndeshje pas dy rezultateve negative në javat e kaluara.

Futbollistët reaguan pas dy ndeshjeve negative dhe duhet t’i përgëzuar për luftën dhe angazhimin e bërë. Nuk e lejuam kundërshtarin që të na rrezikojë, ndërkohë që e patëm lojën nën kontroll. Ndeshjen e fituam me meritë”.

Ishim në një moment të keq dhe reaguam mirë. Duhet ta ulim kokën dhe të punojmë. Kemi katër ndeshje deri në fund dhe duhet t’i fitojmë të gjitha duke shpresuar në gabimin e kundërshtarëve”, Ardian Nuhiu.

Drita me këtë fitore ngritet në pozitën e parë me 68 pikë, ku ka një ndeshje më shumë se Ballkani dhe Prishtina. Ndërsa, Feronikeli me këtë humbje rrezikon seriozisht rënien nga elita. /Gazeta Sinjali Sporti/