image "Noton" frigoriferi në Lumbardh të Pejës (VIDEO)

Sinjalizime

“Noton” frigoriferi në Lumbardh të Pejës (VIDEO)

news image

Mbeturinat në vendin tonë jo çdo herë hidhen në vendin e duhur, madje shpesh herë ato lihen në mes të rrugës, buzë lumenjve, e në rastin më të keq ato hidhen në ujë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në Pejë, ku në Lumbardh është hedhur një frigorifer, e afër tij shihen mbeturina të shumta, të cilat shëmtojnë këtë pjesë.

Në një video të dërguar në adresë të Gazetës Sinjali shihet se si frigoriferi “noton” në Lumbardhin e Pejës.

/Gazeta Sinjali/