image Notat e lojtarëve në finalen e Coppa Italia, Kulusevski ishte i hatashëm

Futboll

Notat e lojtarëve në finalen e Coppa Italia, Kulusevski ishte i hatashëm

news image

Atalanta u përball me Juventusin në kuadër të finales së Kupës italiane “Coppa Italia”, shkruan Sinjali Sport.

Juventusi fitoi këtë trofe prestigjioz  me rezultat 2-1.

Dyshja me të ardhme të ndritur Dejan Kulusevski dhe Federico Chiesa ishin realizuesit në këtë takim për “Bianconeri”.

Federico Chiesa realizoi në minutën e 73-të golin e epërsisë për “bianconerin”.

Ukrainasi Ruslan Malinovsky realizoi golin e vetëm te Atalanta.

“Kaltërzinjtë” kishin mundësinë që të fitojnë trofeun e dytë të kësaj gare pas 58 viteve, ndërsa në anën tjetër “bardhezinjtë” arritën trofeun e parë për këtë edicion.

Kjo finale u zhvillua në stadiumin “Reggio Emilia” në prani të shikuesve.

Pas golit dhe asistimit, Dejan Kulusevski u shpall lojtari i ndeshjes, ku e kishte notën më të lartë 8.6, ndërsa lojtari me performancën më të dobët ishte Jose Luis Palomino me notën 6.1.

Notat e futbollistëve që u paraqiten në këtë ndeshje, të vlerësuar nga sajti “Sofa Score”:

/Gazeta Sinjali Sporti/