Kombëtarja e Zvicrës dhe ajo e Turqisë u përballen mes veti në ndeshjen e fundit të Grupit A, shkruan Sinjali Sport.
Zvicra fitoi me rezultat 3-1, duke e arritur fitoren e parë në këtë Evropian.
Xherdan Shaqiri me dy super gola dhe Haris Seferovic me një tjetër mjaft të bukur korrën fitoren për vendasit.
Irfan Kahveci shënoi golin e parë për Turqinë dhe të vetmin në këtë EURO.
Me këtë fitore helvetët arrijnë në kuotën e katër pikëve dhe barazohen me Uellsin, por për shkak të golaverazhit mbesin në pozitën e tretë dhe do presin kualifikimin në bazë të rezultateve të kombëtareve tjera që janë në grupet tjera në pozitën e tretë.
Italia nga Grupi A u kualifikua si e para me bilanc perfekt me tre fitore, derisa Turqia si e fundit kthehet në shtëpi me asnjë pikë.
Shaqiri pas kësaj paraqitje u vlerësua si futbollisti më i mirë i ndeshjes nga UEFA dhe sajti “Sofa Score” me notët 8.8, i ndihmuar edhe Steve Zuber me po të njëjtën notë pas dy asistimeve.
Xhaka po ashtu bërë një paraqitje solide, ku u vlerësua me notën 7.5, kurse Admir Mehmedi që u inkuadrua në minutën e 86-të u notua me 6.6.
Futbollisti më i dobët në këtë ndeshje sipas “Sofa Score” ishte mbrojtësi turk Zeki Celik me notë 6.2.
Notat e lojtarëve në këtë ndeshje janë këto: