image Notat e futbollistëve: Verona – Torino, Vojvoda shkëlqen përsëri me gol

Futboll

Notat e futbollistëve: Verona – Torino, Vojvoda shkëlqen përsëri me gol

news image

Hellas Verona dhe Torino janë ballafaquar në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Ky takim përfundoi baras 1-1.

Skuadra mysafire doli në epërsi në minutën e 85-të me golin e yllit kosovar Mërgim Vojvoda, por nuk kaloi shumë në të 88-ën minutë Federico Dimarco barazoi.

Verona pas këtij barazimi mbetet në pozitën e dhjetë me 43 pikë, ndërsa Torino ngritët në atë të 15-ën me 35 pikë dhe bën hap para sigurimit të pjesëmarrjes edhe në edicionin e ardhshëm në Serie A.

Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda në këtë përballje u vlerësua me notën 7.0, ndërsa me notën më të lartë ishte Mattia Zaccagni dhe Salvatore Sirigu me notën 7.7 që të dy, ndërsa me notën më të ulët ishte Nicolas N’Koulou.

Notat e futbollistëve në këtë ndeshje:

/Gazeta Sinjali Sporti/