image Notat e futbollistëve: Ukrainë – Austri, shkëlqeu Alaba

Futboll

Notat e futbollistëve: Ukrainë – Austri, shkëlqeu Alaba

news image

Kombëtarja e Ukrainës u ndesh me Austrinë në ndeshjen vendimtare të Grupit C, shkruan Sinjali Sport.

Austria fitoi me rezultat minimal 1-0, ndaj kundërshtarit për pozitën e dytë.

Christoph Baumgartner ka shënuar golin e vetëm në ndeshje, pas një asistimi nga David Alaba.

Austria si e dyta në Grupin C ec tutje me gjashtë pikë, ndërsa Ukraina si e treta me tre pikë pret për kualifikim të mundshëm.

Ky është kualifikimi i parë në histori për Austrinë, ku në rrethin e parë kualifikues do përballen me gjigantin evropian Italinë.

Bukureshti ishte nikoqiri i këtij ballafaqimi me stadiumin “Arena Nationala”.

Në këtë duel futbollisti më i mirë sipas sajtit “Sofa Score” ishte anëtari më i ri i Real Madridit, David Alaba me notë 7.9.

Edhe pse Florian Grillitsch u shpall lojtari i ndeshjes nga UEFA, sajti në fjalë ka vlerësuar ndryshe.

Paraqitje për t’u harruar kishin dyshja Zinchenko dhe Mykolenko me notën më të ulët 6.4.

Vlerësimi i të gjithë futbollisteve që luajtën është ky:

Ukraine – Austria Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/