image Notat e futbollistëve: Udinese 0-4 Napoli, Rrahmani më i dalluari në fushë

Futboll

Notat e futbollistëve: Udinese 0-4 Napoli, Rrahmani më i dalluari në fushë

news image

Napoli e ka mposhtur Udinesen në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së katërt në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Napoli si mysafir e ka deklasuar skuadrën vendase me rezultat 0-4.

Lorenze Insigne realizoi golin e parë me një parabolë.

Përderisa për golin e dytë u përkujdes reprezentuesi kosovar Amir Rrahmani në minutën e 35, pas një superaksioni.

Kalidou Koulibaly më pas realizoi golin e radhës, kurse për të fundit u kujdes meksikani, Hirving Lozano, me një gol të bukur.

Me këtë fitore ekipi i Spalletit renditet në pozitën e parë me 12 poenë, kurse Udinese ka grumbulluar shtatë pikë në pozitën e tetë.

Pas përfundimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, ku mbrojtësi nga Prishtina u vlerësua me notën më të lartë: Amir Rrahmani 8.4.

Notë të madhe kishte edhe Mario Rui te triumfuesit 8.2.

Përderisa për më të voglën u notua Rodrigo Becao 6.0, nga radhët e vendasve.

Notat e të gjithëve që u paraqitën janë këto:

Udinese – Napoli Live Score

/Gazeta Sinjali Sporti/