Napoli e ka mposhtur Udinesen në kuadër të ndeshjes së fundit të xhiros së katërt në Serie A, shkruan Sinjali Sport.
Napoli si mysafir e ka deklasuar skuadrën vendase me rezultat 0-4.
Lorenze Insigne realizoi golin e parë me një parabolë.
Përderisa për golin e dytë u përkujdes reprezentuesi kosovar Amir Rrahmani në minutën e 35, pas një superaksioni.
Kalidou Koulibaly më pas realizoi golin e radhës, kurse për të fundit u kujdes meksikani, Hirving Lozano, me një gol të bukur.
Me këtë fitore ekipi i Spalletit renditet në pozitën e parë me 12 poenë, kurse Udinese ka grumbulluar shtatë pikë në pozitën e tetë.
Pas përfundimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, ku mbrojtësi nga Prishtina u vlerësua me notën më të lartë: Amir Rrahmani 8.4.
Notë të madhe kishte edhe Mario Rui te triumfuesit 8.2.
Përderisa për më të voglën u notua Rodrigo Becao 6.0, nga radhët e vendasve.
Notat e të gjithëve që u paraqitën janë këto: